Moti sot në Kosovë

Mot me diell dhe pjesërisht i vranët do të mbajë edhe sot.

Kështu parashikon Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës që thotë se vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.

Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohen qytetaret që kanë probleme me sëmundje kronike, të mos ju ekspozohen rrezeve direkte të diellit nga ora 10-17, kurse sa i përket kushteve agrometeorologjike, ato vazhdojnë të mbeten të mira.