“Lajmi për ftesë nga Specialja për Kadri Veselin, është i rremë”

Siç raportojnë mediat e shkruara në Kosovë, kryeparlamentari Kadri Veseli ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale në Hagë, në cilësinë e të dyshimtit. Madje këto media thonë se ai është nisur tanimë drejt Hagës.

Gazetari i portalit Fokusi.info ka kontaktuar përmes telefonit njerëz të afërm të Kadri Veselit, të cilët e kanë mohuar këtë kategorikisht, madje e kanë kërcënuar me padi gazetarin “për shpifje të tilla dashakeqe”.

Natyrisht e vërteta do të dalë së shpejti në shesh. Ajo nuk mund të fshihet gjatë./Fokusi.info/