Thaçi pranon dorëheqjen e Shpend Maxhunit

Ish-shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Shpend Maxhuni, i ka dorëzuar dorëheqjen presidentit, Hashim Thaçi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar dorëheqjen e ish-shefit të AKI-së, Shpend Maxhuni, i cili ditë më parë kishte dhënë dorëheqje.

Zyra për Informim e Presidencës ka konfirmuar për lajmi.net, se presidenti Thaçi tashmë e ka pranuar dorëheqjen e Maxhunit.