Lalushi dhe Salih Gashi vijnë me “Manipuluesi”

Lansohet në youtube një parodi me titull “Manipuluesi” e interpretuar shkëlqyeshëm nga këngëtari Salih Gashi dhe humoristi i mirënjohur Lalushi, shkruan fokusi.info.

Parodia është e punuar me mjeshtëri nga tekstshkruesi Petrit Qerimi, si dhe e realizuar me videoklip nga shtëpia filmike art lali.

Kjo këngë i kushtohet manipuluesve të shumë gjërave, që fatkeqësisht po ndodhin në Kosovë.

Parodia në fjalë, po pritet shumë mirë nga ndjekësit në youtube dhe po shpërndahet gjithandej./Fokusi.info/

Nëse iu pëlqeu edhe juve, shpërndajeni.