“Lamtumirë QKUK”, ikën nga sektori publik edhe drejtori i Anestezionit

Drejtori i anestezionit në QKUK, Nehat Baftiu nëpërmjet një njoftimi në facebook, ka treguar se ka dhënë dorëheqje nga detyra si Anesteziolog & Reanimator në Klinikën e Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intenziv pranë ShSKUK-së.

“Unë, Prof.Asoc.Dr. Nehat Baftiu, nga data 01.09.2022 ofroj dorëheqje të parevokueshme nga detyra ime si Anesteziolog & Reanimator në Klinikën e Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intenziv pranë ShSKUK-së”, ka shkruar ai.

Baftiu ka shkruar se arsyeja e dorëheqjes është personale, por që në letrën e gjatë të publikuar në Facebook është shprehur i zhgënjyer me gjendjen në të cilën ndodhet shëndetësia kosovare.