Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Fushë-Kosovë, ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 18:00 në magjistralen Prishtinë – Fushë-Kosovë.

Sipas pamjeve që ka siguruar GazetaBlic, shihet se në këtë aksident janë përfshirë katër vetura, ku për pasojë ka edhe persona të lënduar.

Ekipet kompetente policore dhe ato mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’i hetuar shkaqet e këtij aksidenti.

GazetaBlic është në pritje të informacioneve më të detajuara nga Policia e Kosovës.

Ndërkohë, vetëm dje në Kosovë kanë ndodhur 59 aksidente trafiku, prej tyre 21 kanë rezultuar me persona të lënduar.