Largohen të gjitha spekulimet: Presidenti “mollë sherri’ në mes të LVV-së e LDK-së

Të gjitha spekulimet në lidhje me ngërçin në mes të LVV-së e LDK-së i ka sqaruar Glauk Konjufca në emisionin T7.

Konjufca ka deklaruar se LDK po ngul këmbë që pjesë e marrëveshjes të jetë çështja e Presidentit dhe kjo çështje na ka befasuar.

“Kjo çështje për ne është e papranueshme. Për këtë është pajtuar vet Isa Mustafa. Pra të mos bisedohet në këtë fazë të bisedimeve”, ka deklaruar Glauk Konjufaca.