Latifi e quan Hotin ‘kryeministër kukull’, i destinuar për dështim

Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi ka thënë se Avdullah Hoti është një Kryeministër kukull. Në një postim në Facebook, Latifi tha se figura të tilla janë të destinuara për të dështuar.

Statusi i plotë:

Abdullah Hoti mundet që është njeri i mirë. Unë personalisht e besoj këtë. Mundet që është edhe ekonomist i mirë, ndoshta edhe i pakorruptuar, por në konjukturën politike aktuale, ai s’mund të jetë më shumë se një kryeministër kukull. Një version i ri i Bajram Rexhepit, i Bajram Kosumit apo Agim Çekut. Veç nëse ndodh ndonjë mrekulli, se në të kundërten kryeministrat kukulla janë të programuar për të dështuar. Dhe, mrekullitë mbase mund të ndodhin diku tjetër, veç jo në politikën kosovare”.

Avdullah Hoti u propozua sot nga LDK si mandtar për një Qeveri të re. Ai po bën përpjekje ta ketë në kabinet AAK-në, Nismen dhe të tjerët. Ato tashmë kanë nisur diskutimet dhe pritet në ditët në vazhdim edhe seanca.