Latifi flet për tubimin në Prishtinë: Si duket VV-së diçka nuk i ka shkuar mirë

Profesori Blerim Latifi ka komentuar tubimin e Vetëvendosjes sot në Prishtinë. Aty nuk u pa numër i madh i njerëzve.

Latifi është i bindur se përpjekja e VV’së për të mbledhur më shumë njerëz ka ekzistuar por se diçka nuk ka shkuar me organizimin.

“Mund të shihet si dështim i organizimit”, tha Latifi në Pressing.

“Mund të jetë edhe lodhje. Prej dhjetorit njerëzit dhe strukturat e partisë janë në fushatë”, shtoi ai.