Latifi: Fuqia e Lutfi Hazirit arrin deri te thembrat e Kadri Veselit

Blerim Latifi, filozofi dhe këshilltari i kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli, thotë se Lutfi Haziri “paska folë për numrin e këpucëve të Kadri Veselit”, duke shtuar se “fuqia e Lutës është deri aty te thembrat e Veselit”.

“Luta paska folë për numrin e këpucëve të Kadri Veselit. E kuptueshme: fuqia e Lutës arrin deri aty tek thembrat e Kadri Veselit”, ka shkruar Latifi në Facebook.

Kujtojmë se Lutfi Haziri ka thënë se ‘Kadri Veselit nuk po i binë tamam këpucët e Hashim Thaçit”