Latifi: “Kombëtarja e Kosovës” është term teknik, s’ka komb kosovar

Filozofi Blerim Latifi ka thënë se termi Kombëtarja e Kosovës është term teknik, i vlefshëm vetëm në gjuhën e sportit.

Përmes një shkrimi në Facebook, Latifi ka thënë se jashtë sportit, kombëtarja e Kosovës është term i zbrazët, pa referencë. Tutje, ai thotë se nuk ka komb kosovar.

“Termi “Kombëtarja e Kosovës” është term teknik, i vlefshëm në gjuhën e sportit, ndërsa jashtë kësaj gjuhe ky term është i zbraztë, pa referencë. Për një arsye të qartë: nuk ka komb kosovar”, ka shkruar Latifi.