Latifi: LKÇK dhe LPK kishin të përbashkët luftën e armatosur, por dallonin në metodologji

Ish anëtari i Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës (LKÇK), Smajl Latifi ka folur për aktivitetet e kësaj organizate gjatë viteve 1992 dhe 1993.

Latifi në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se LKÇK ka një histori të lavdishme duke dhënë shumë luftëtarë në frontet e luftës.

Ai thotë se LKÇK u krijua si alternativë për t’u çliruar nga okupatori me luftë të armatosur.

“Ne kemi pasur më shumë shokë se që kishte LPRK-ja [organizata që më vonë u shndërrua në LPK] në Anadrini”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Latifi thotë se LKÇK e konsideronte se pacifizmi i LDK-së nuk dërgonte nga liria ndërsa me LPK-në kanë pasur dallime të vogla.

“Me LPK dallonim në metodologji, kohën se kur duhet të ndodhin veprimet etj.”.

Kryetari tanishëm i Rahovecit thotë se nuk mund të zbehen meritat e LKÇK-së pasi thotë se ka pasur shumë dëshmorë që ishin anëtarë të organizatës.

Latifi thotë se asnjë anëtarë i kësaj organizate nuk ka besuar se çlirimi mund të vinte pa luftë të armatosur.

Ish drejtuesi i LKÇK-së thotë se disa drejtues të LPK-së besonin se çlirimi mund të arrihej në rrugë pacifiste ashtu edhe siç pretendonte LDK./