Latifi për kryetarin e ri të LDK’së: Është e lehtë të bëhesh kryetar i një partie të fundosur

Lidhja Demokratike e Kosovës ka zgjedhur sot kryetarin e ri. Lumir Abdixhiku mundi Lutfi Hazirin dhe Besian Mustafën për të pasuar Isa Mustafën.

Profesori universitar Blerim Latifi, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ka komentuar ngjarjen e sotme të LDK’së.

“Është e lehtë të bëhesh kryetar i një partie të fundosur, sepse të paktë janë ata që duan të marrin përsipër sfidën e vështirë të ringritjes së saj pas rënies së madhe”, shkroi Latifi.

“Shumica preferojnë të fshihen dhe të mos marrin përgjegjësi”, theksoi ai.