17 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia ka konfirmuar se gjatë ditës së sotme në Kosovë janë regjistruar edhe 17 raste të reja me koronavirus dhe 35 persona janë shëruar.

Ai i ka quajtur këto rezultate shpresëdhënëse, por ka kërkuar nga qytetarët të vazhdojnë të ndjekin rregullat e institucioneve shëndetësore për parandalimin e kësaj sëmundjeje të rrezikshme.

“Megjithatë, sot e humbëm edhe një bashkëqytetarë në betejën me COVID-19. Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve. Akoma nuk ka kaluar rreziku. Ndaj ju lutem të mos shpërqendrohemi assesi dhe të ecim së bashku në këtë betejë të jashtëzakonshme për shëndetin dhe jetën e gjithsecilit”, ka shkruar Vitia në një postim në Facebook.