Latifi reagon pasi i vdiq vëllai: Shumë e rëndë ndarja nga ti, më ishe më shumë se vëlla

0
229

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka lajmëruar se ka ndërruar jetë vëllai i tij, Adem Latifi.

Latifi tregoj se vëllai i tij vdiq nga koronavirusi.

“E rëndë, shumë e rëndë ndarja nga ti, baci Adem! Më ishe më shumë se vëlla”, kishte shkruar ndër të tjera Latifi në postimin e tij.

Ai njoftoi se varrimi i vëllait të tij do të bëhet sot në ora 18:00 në fshatin Ratkoc.