Latifi thotë se janë katër tregime që do të përdorën nga partitë në fushatën zgjedhore

Profesor i Universitetit “Hasan Prishtina”, Blerim Latifi, ka thënë se partitë politike gjatë fushatës zgjedhore do të përdorin katër tregime për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ai ka thënë se Vetëvendosja do ta përdorë narracionin e vjedhjes dhe degradimit të Kosovës nga partitë të cilat kanë qeverisur për 20 vjet, LDK-ja do ta sulmojë partinë e Albin Kurtit për prishjen me aleatët ndërkombëtarë, PDK-ja do to t’i akuzojë këto dy të parat dhe do ta përdorë emrin e UÇK-së, ndërsa AAK-ja do të dalë me tregimin “Ramushi president”.

Postimi i plotë i Latifit në llogarinë e vet në “Facebook”:

Katër tregimet kryesore të fushatës zgjedhore

Tregimi i VV: Këta e kanë vjedhë, degraduar e shkatërrua Kosovën që 20 vjet, ja ku jemi ne për t’i bërë gjërat siç duhet!
Tregimi i LDK: Ne i rivendosëm marrëdhëniet me Amerikën dhe aleatët, të cilat i prishi VV.
Tregimi i PDK: VV dhe LDK dështuan të qeverisin; UÇK! UÇK! UÇK!
Tregimi i AAK: Ramushi president! Ramushi president!