Aksident i rëndë në Brezovicë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Brezovicë.

Në aksident janë përfshirë dy vetura.

RTV Besa ka publikuar pamje të aksidentit, ku përveç dëmeve materiale ende nuk dihet për numrin e personave të lënduar.

Telegrafi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës lidhur me rastin dhe është në pritje të një përgjigje.

Ndryshe, në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 64 aksidente trafiku.