Lavrov: Rusia e gatshme për dialog, kemi diskutuar me anëtarët e NATO-s

Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov u shpreh se Moska zyrtare do të jetë gjithmonë e gatshme për dialog, pavarësisht se forcat ruse kanë nisur një sulm të madh ushtarak në Ukrainë.

Lavrov tha se ka pasur diskutime mjaft intensive dhe të detajuara me kolegët amerikanë, me anëtarët e tjerë të NATO-s

“Fatkeqësisht, miqtë tanë perëndimorë nuk e respektojnë ligjin ndërkombëtar, duke u përpjekur ta shkatërrojnë atë dhe të promovojnë atë që ata e quajnë ‘rend të bazuar në rregulla. Ne patëm diskutime intensive dhe të detajuara me kolegët tanë amerikanë, me anëtarët e tjerë të NATO-s. Shpresojmë se ka ende një shans për t’iu rikthyer ligjit ndërkombëtar dhe detyrimeve ndërkombëtare’”, thotë Lavrov, raporton agjencia shtetërore e lajmeve RIA Novosti.

Lavrov thotë se Rusia “do të jetë gjithmonë e gatshme për një dialog që do të na kthejë përpara drejtësisë dhe parimeve të kartës së OKB-së”.