OBSH: Masat parandaluese frenojnë përhapjen e Covid-19, imuniteti i tufës është ende larg!

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përshëndetur nisjen e fushatës së vaksinimit në Mbretërinë e Bashkuar.

Por ka shtuar gjithashtu se arritja e imunitetit të tufës është ende larg duke paralajmëruar se vëmendja duhet të jetë te masat parandaluese, pasi vetëm ato mund të frenojnë përhapjen e koronavirusit.

“Ne jemi në një situatë konstante ku transmetimi është i gjerë. Por vaksinat janë mjete të shkëlqyera, ato do të jenë shumë të dobishme, por që efektet e vaksinave të sigurojnë një lloj barriere imuniteti është ende larg. Gjërat që duhet të bëhen për të parandaluar një rritje të përhapjes, janë masat publike higjienosanitare, distancimi fizik, larja e duarve, identifikimi i rasteve dhe i kontakteve të tyre. Këto duhet të bëhen me përpjekje të mëdha dhe rigoroze për të ndaluar transmetimin intensiv”, ka thënë zëdhënësja e OBSH-së, Margaret Harris./M.M-dritare.net