Lazio mposhti në finale Juventusin dhe fitoi Superkupën e Italisë (video)

Lazio është fitues i Superkupës së Italisë për vitin 2019

Skuadra e Simone Inzaghi e ka mposhtur Juventusin 3-1 në finale për ta fituar Superkupën e Italisë, raporton Gazeta Express.

Lazio sërish ishte kafshatë e vështirë për Juven që do të kthehet në Itali duarbosh, pa trofeun që mendonin se lehtë do ta fitonin.

Lazio kaloi e parë në epërsi, Luis Alberto shënoi për 0-1 në minutën e 17-të.


Brazoi gjithçka Paulo Dybala në fund të pjesës së parë, për 1-1.


Në pjesën e dytë, dy skuadrat kishin shanset e tyre, por më të mirë u treguan të besuarit e Inzaghit.

Fillimisht Senad Lulic në minutën 73-të, realizoi për 2-1.


Teksa derisa Juve me Cristiano Ronaldon u munduan të bëjnë diçka më shumë, ‘Zonja e Vjetër’ pësoi tjetër gol.

Danilo Cataldi shënoi në minutën e 94′ për 3-1 dhe kështu Superkupa e Italisë për vitin 2019 shkon për Lazion e Thomas Strakoshës që bëri paraqitje fantastike në këtë finale që u zhvillua në Arabinë Saudite.