Murati: Isa Kastrati ishte një shkëmb i fortë në përpjekjet e popullit shqiptar për liri.

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati përmes një postimi në Facebook ka kujtuar dëshmorin Isa Kastrati,  i cili thotë ishte një shkëmb i fortë në përpjekjet e popullit shqiptar për liri. Akvitivist i lëvizjes çlirimtare, i burgosur politik, aktivist politik, militant, luftëtar e mbi të gjitha njeri.

Murati tutje shton: Të tillë e njoha në tërë përpjekjet tona të përbashkëta në LKÇK dhe UÇK. Dita kur së bashku me dëshmorët Sokol Sopin dhe Afrim Vitinë ranë në pritën e armikut ishte një goditje e rëndë për UÇK-në dhe për të gjithë ne shokët e tyre, por njëkohësisht edhe një nxitje më tepër që rrugën drejt lirisë të mos e ndalim. Mos u harrofshin emri dhe vepra e tyre.