LDK bën fushatë para shpërndarjes së Kuvendit: Do t’i fitojmë zgjedhjet

0
231

Lidhja Demokratike e Kosovës është deklaruar pak momente para nisjes së seancës për shpërndarjen e Kuvendit.

Sekretari i partisë, Ismet Beqiri para mediave ka thënë se në Kosovë nuk mbahet mend që ka pasur legjislaturë më të dobët.

“Nuk mbahet mend që ka pasur legjislaturë ma të vdekur. Për të qeverisur mirë, ishte dashtë të ketë deputetë të mjaftueshëm për ta votuar ligjet. Është hera e parë që Kuvendi shkon në vetëshpërbërje ose në votim që vetë deputetët do ta bëjnë”, ka thënë ai.

Beqiri para mediave ka thënë se është i bindur se LDK-ja do të dalë fituese nga zgjedhjet.