LDK dhe PDK bojkotojnë votimet në Kuvendin e Prishtinës, e lëshojnë sallën

Anëtarët e Kuvendit Komunal të Prishtinës nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe ata të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë bojkotuar votimin e rendit të ditës gjatë mbledhjes së gjashtë, me arsyetimin se në rend dite nuk është futur mosfunksionimi i këtij Kuvendi.

Përveç bojkotit të votimit asamblesitët e opozitës e lëshuan edhe sallën.

E për kundër kësaj, kryesuesi i Kuvendit të Prishtinës, Agim Kuleta ka deklaruar se rendi i ditës është votuar me 22 vota.

Propozimi për futjen në rend dite për mosfunksionimin e Kuvendit Komunal të Prishtinës ishte dhënë nga Halim Halimi i LDK-së.

Në mungesë të kourim, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Agim Kuleta ka vendosur që seanca të shkoj në pauzë për të vazhduar punimet në ora 13:00.