LDK e gatshme të marr pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka bërë me dije se deputetët e LDK-së shprehen të gatshëm për mbajtjen e seancë ssë jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovë, pas gjendjes së rë të krijuar si pasojë e shpërthimit të valës së re të pandemisë dhe abstenimit të qeverisë karshi saj.

Ai ka numëruar një serë temash të cilat janë te domosdoshme për diskutim të menjëhershëm nga përfaqësuesit e popullit në Kuvend.

Postimi i plotë i Gashit:

Grupi Parlamentar i LDK-së, shpreh gatishmërinë për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, pas gjendjes së re të krijuar si pasojë e shpërthimit të valës së re të pandemisë dhe abstenimit të Qeverisë karshi saj.

Numri rekord i rasteve të vdekjes dhe i atyre të infektuar, sasia e vaksinave në dispozicion dhe procesi i organizimit të vaksinimit të qytetarëve, si dhe situata e rënduar në sistemin shëndetësor, janë vetëm disa nga temat e domosdoshme për diskutim të menjëhershëm nga përfaqësuesit e popullit në Kuvend.