LDK e Podujevës propozon gjashtë kandidatë për deputetë, listës i prin Veliu

Dega e LDK-së në Podujevë i ka propozuar gjashtë kandidatë për deputetë për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Listës i prinë kryetari i degës, Agim Veliu, që është edhe ministër i Brendshëm në detyrë.

Kandidatët e propozuar për deputetë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës – dega në Podujevë janë: Fidan Rekaliu, Ekrem Hyseni, Visar Hoti, Fatlume Jaha dhe Zahide Gërvalla.

Njoftimi u bë i ditur nga dega e LDK-së në Podujevë.