Limaj: Akademikët duhet ta kërkojnë dorëheqjen e autorit të pamfletit me frymë jugosllave

I pari i NISMËS Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se duhet të kërkohet dorëheqja e autorit të pamfletit “me frymë jugosllave”.

Sipas Limajt, kjo gjë duhet të kërkohet nga akademikët.

“Ato janë shkrime bulivardeske që, unë kom pa helm, kom pa shpifje, dhe ka mentalitet jugosllav” tha Limaj.

Sipas tij ka anëtarë të Akademisë, që për statusin e tij individual dhe familjar ka bërë lojë, ka shitur dhe ka shpifur për vendin e tij.