LDK i kërkon Qeverisë që menjëherë të nis dialogun me sindikalistët

Mos ekzekutimi i pagave sidomos për muajin gusht gjatë pushimit kur nuk ka pasur asnjë efekt si dhe dënimi kolektiv është rast i paprecendet që nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e arsimit në vendin tone, thuhet në një reagim të LDK-së.

Mes tjerash nga ky subjekt politik thonë se, LDK i bën thirrje edhe njëherë Qeverisë që të ulet dhe të nis dialogun social me të gjithë sindikalistët dhe jo të komunikojë në distancë përmes deklaratave të shkurta që në këtë kohë krize përveç se është ofendim, është edhe gabim dhe thellon edhe më tutje krizën që po përballemi sot.

“Lidhja Demokratike e Kosovës ka mirëpritur lajmin për ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit dhe zyrtarët publik në komunat tona. Thirrjet tona për çështje të tilla, dëshmoi edhe njëherë që Qeveria është e papërgjegjshme ndaj vendimeve të saj. Mos ekzekutimi i pagave sidomos për muajin gusht gjatë pushimit kur nuk ka pasur asnjë efekt si dhe dënimi kolektiv është rast i paprecendet që nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e arsimit në vendin tonë. LDK i bën thirrje edhe njëherë Qeverisë që të ulet dhe të nis dialogun social me të gjithë sindikalistët dhe jo të komunikojë në distancë përmes deklaratave të shkurta që në këtë kohë krize përveç se është ofendim, është edhe gabim dhe thellon edhe më tutje krizën që po përballemi sot. Qeveria duhet të dëgjoj e pranoj kërkesat e tyre që procesi të filloj menjëherë, nxënësit tanë të kthehen në bankat e shkollës e mësimdhënësve tanë t’u kthehet dinjiteti. LDK gjithashtu kërkon që në seancën e parë në Kuvendin e Kosovës, të procedohet Ligji për Pagat, i njëjti të diskutohet pasi që ende nuk e kemi marrë zyrtarisht si dhe pas të gjitha komenteve të hyjë në fuqi për zbatim nga janari i vitit 2023, për të mbështetur qytetarët tanë në këtë kohë krize të rëndë ekonomike. Njëjtë sikurse kemi propozuar dhjetëpikëshin tonë për tejkalimin e krizës energjetike jemi të gatshëm të ofrojmë gjithë ekspertizën tonë për të gjetur zgjidhje ndaj krizës ekonomike dhe problemeve me të cilat po përballen qytetarët tanë”, thuhet në njoftimin e LDK-së.