LDK kërkon dorëheqjen e Besnik Bislimit: Nuk është i denjë të na përfaqësojë në politikën ndërkombëtare

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka kërkuar dorëheqjen e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bilsimi, pas demantimin që ia bëri zëvendëssekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Bjorn Berge.

Zëdhënësja për media e LDK-së, Sibel Halimi në një konferencë për media tha se Bislimi nuk është i denjë ta përfaqësojë Kosovën në politikën ndërkombëtare.

“Është një përfaqësim jodinjitoz nga Bislimi i cili dëmton rëndë procesin e anëtarësimit pikërisht në Këshillin e Evropës institucion që kishim gjasë të mëdha anëtarësimi pas suspendimit të Rusisë. LDK-ja kërkon dorëheqje të menjëhershme të Besnik Bislimit, pasi ai nuk është i denjë ta përfaqësoj Kosovën në politikën ndërkombëtare, rrjedhimisht Kosova po e paguan çmimin e paaftësisë së tij”, tha Halimi.

Ajo tha se ky skandal ndodhi në kohën kur Kosova kishte gjasa të mëdha të pranohet në Këshillin e Evropës.

“Marrë parasysh që qeveria vjen nga një pushtet që prodhon skandale të vazhdueshme, mundohemi të trajtojmë me urgjencë skandalin diplomatik të zv.kryeministrit Besnik Bislimit në takim me zv.sekretarin e përgjithshëm Këshillit të Evropës, Bjorn Berge. Me që rast ky i fundit e demantoi atë që Bislimi e kishte shkruar pas takimi. Për më keq kjo ndodhi në kohën kur Kosova me të drejt kërkon përshpejtimin për anëtarësimin e saj në Nato, BE, Këshill të Evropës. Bislimi demantohet rëndë nda Beng i cili thotë se ajo çfarë kanë biseduar më Bislimin nuk është e saktë nga ajo çfarë ai ka paraqitur. Ky është një skandal i madh diplomatik që i kushton dhe po i kushton rëndë vendit tonë”, tha Halimi.