LDK kërkon nga Veseli që ta largojë nga puna e Kuvendit këshilltarin Latifi

0
420

Lidhja Demokratike e Kosovës i ka dal në mbrojtje deputetes, Vjosa Osmani, pas sulmeve që dje i bëri Blerim Latifi, këshilltari i kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Ai e ka quajtur deputeten Osmanin si “Fashiste”.

Kësisoj, partia e Isa Mustafës ka kërkuar nga Veseli që ta largojë menjëherë nga stafi i Kuvendit këtë person.

Reagimi i plotë:

Sot njëri nga këshilltarët e z.Veseli ka fyer një deputete të LDK-së, znj.Vjosa Osmani, për deklaratat që ajo ka bërë në një përgjigje qëi ka dhënë z.Veseli. Pëgjegjësinë për debatin dhe fjalorin e përdorur nga deputet ndaj njëri tjetrit në Kuvend dhe jashtë Kuvendit e marrin vetë deputetët. Në mes tyre nuk mund të ndërhyjë një zyrtar i Kuvendit. Kjo sjellje e këtij këshilltari është e pa pranueshme. Z.Veseli duhet të distancohet nga ai këshilltar dhe të ndërmarrë masa ndaj tij duke e larguar nga Kuvendi. Nuk mundet asnjë zyrtar i Kuvendit të fyej një deputet. Ai person nuk mund të jetë më staf i Kuvendit.