LDK lidh koalicion me AAK-në në Podujevë

Ish-kryeministri i vendit, njëherësh lideri i AAK-së Ramush Haradinaj ka qëndruar sot në Podujevë.

Madje i njëjti u takua edhe me ministrin e Brendshëm dhe Administratës Publike, Agim Veliu.

Në një prononcim për Indeksonline, Agim Veliu ka konfirmuar se AAK dhe LDK do të nënshkruajnë një koalicion parazgjedhor në Podujevë.

Veliu deklaroi haptazi se AAK përkrah kandidatin e LDK-së në këto zgjedhje të jashtëzakonshme në Podujevë ku kandidat nga partia e tij është Nexhmi Rudari.

Ndryshe Veliu drejtoi komunën e Podujevës për disa mandate radhazi dhe u largua nga ky post pas vendimit që ai të emërohet ministër në Qeverinë Kurti.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunën e Podujevës do të mbahen me 15 mars, ku kandidatët për të udhëhequr këtë komunë janë tre kandidatë nga LDK,PDK e Vetëvendosje.