AAK kërkon të ndahen nga 100 euro për secilin qytetar

Deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK) Gazmend Abrashi, ka kërkuar të ndahen nga 100 euro për secilin qytetarë të Kosovës për muajin prill të vitit 2020.

“Të gjendet mundësia që të implementohet propozimimi i AAK-së i muajit Prill që të ndahen nga 100 euro për secilin qytetar rezident të Kosovës ndihmë direkte nga Buxheti i vendit. Shpërndarja të bëhet përmes komunave duke u bazuar në evidencat e ekstrakteve familjare, dhe atë që në fillim të vitit 2021” tha ai.

“Konsiderojmë se kjo do të jetë një ndihmë direkte gjithëpërfshirëse për secilën familje në Kosovë bazuar në numrin e antarëve të familjes”, përfundoi Abrashi.