LDK reagon ndaj përzgjedhjes së drejtorit të ri të RTK-së

Abrashi ka shprehur shqetësimet e subjektit të tij.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar sot lidhur me vendimin e publikuar sot nga RTK për përzgjedhjen e kandidatit për drejtor Ngadhënjim Kastrati, dhe për këtë ka paralajmëruar se do të thërrasë në raportin bordin përkatës të RTK-së.

Në një konferencë për media, deputeti i LDK-s, Arban Abrashi ka shprehur shqetësimet e subjektit të tij lidhur me përzgjedhjen e Kastratit në krye të RTK-së. “Kemi parë reagimet edhe nga subjektet e tjera.

Grupet e ekspertëve të LDK-së kanë shprehur shqetësimet te ne lidhur me ligjshmërinë e përzgjedhjes së drejtorit të LDK-së.

Ne nuk duam të ndërhyjmë në punën e institucioneve, por do të kërkojmë nga komisioni që të thërrasë bordin përkatës për të treguar procedurat dhe ligjshmërinë dhe pastaj do të dalim me hapat e mëtutjeshëm”, tha ai.