LDK – VV afër marrëveshjes

Burime të Fokusit.info brenda Lëvizjes Vetëvendosje kanë bërë të ditur disa detaje të takimeve të fundit në mes anëtarëve të partisë së tyre dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës në përpjekjet e fundit për formimin e një koalicioni parazgjedhor.

Këto burime më tej kanë treguar se të dy subjektet kanë biseduar se cili subjekt del përpara me deputetë, do ta merr postin e kryeministrit.

Nëse eventualisht nga zgjedhjet dalin të dy subjektet baraz me deputetë, atëherë do të shikohet se cili nga kandidatët për kryeministër ka vota më shumë: Albin Kurti apo Vjosa Osmani dhe do ta merr postin e kryeministrit, tha ky burim.

LDK dhe LVV janë në diskutime të vazhdueshme në dy javët e fundit për formimin e koalicionit./Fokusi.info/