Pas një mosmarrëveshje në trafik, rrahen mes vete katër persona në Prizren

Katër persona janë arrestuar në Prizren, pasi të njëjtit janë përleshir pas një mosmarrëveshje në trafik.

Dy prej tyre kanë pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe u është ofruar tretmëni mjekësor, përcjell Klankosova.tv.

“Janë arrestuar 4 të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje në trafik, janë përleshur fizikisht në mes veti. Si pasojë e përleshjes dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe u është ofruar tretmëni mjekësor”, thuhet në raport.

Tutje, bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.