LDK zgjedh edhe kryetarin e degës në Zvicër

Lidhja Demokratike e Kosovës është duke vazhduar procesin e zgjedhjeve të brendshme. Një proces të tillë kjo parti sot e ka mbajtur edhe në Zvicër. Bëhet e ditur se kryetar i degës në Zvicër është zgjedhur Ahmet Kosumi

“Procesin zgjedhor sot, e ka mbyllur edhe LDK Dega në Zvicër. Kuvendi zgjedhi kryetar z. Ahmet Kosumi. Kryetarit dhe Kryesisë së re, punë të mbarë”, thuhet në një postim të LDK’së në Fcebook.