Shqipëri: Dy të vdekur dhe 263 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar se dy persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi.

Ndërsa nga 1 mijë e 752 testime, kanë rezultuar 263 raste të reja me COVID-19.

Tutje bëhet e ditur se 409 persona janë shëruar nga virusi vdekjeprurës dhe 5 mijë e 406 raste vazhdojnë të jenë aktive.

Që nga fillimi i pandemisë janë kryer 1 milion e 420 mijë e 872 testime, ku 203 mijë e 787 persona kanë rezultuar pozitivë dhe 3 mijë e 134 kanë vdekur.