Lekaj për zotimet e kryeministrit: Kurti i ka hëngër krejt qershiat, edhe me bisht madje

Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj thotë se Albin Kurti i ka hëngër të gjitha qershiat, madje me bisht.

Komentin e tij e tha kur u pyet nëse vendimi i Kurtit për ndalimin e mallrave serbe është i duhuri, gjë që tha se përkrahin si parti.

“Pse Kurti e tërhoqi vendimin e Haradinajt për taksën deri sa të përmirësohet Serbia. Më mirë me i pasë kushtu për taksën nga ndërkombëtarët sesa për Veriun dhe humbjen e sovranitetit”.

“Kurti është dashtë mos me heq taksën. E përkrahim si reagim kundër arrestimit të policëve”.

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ia kishte kujtuar kryeministrit Albin Kurti, deklaratat e tij për seancat që mbaheshin gjatë natës, në kohën kur ai ishte në opozitë.

“Kur vijshe e i çojshe krahët si shqiponjë e bojshe “po mbani seanca natën, po tutni prej popullit, prej kujt po ikni”. Çka po bën sot Albin? Dreqi t’hangtë, nuk e le asnjë qershi pa e hongër. Asnjë qershi s’do me e lanë”, ka thënë Musliu.