Lëndohen gjashtë persona nga një aksident në rrugën Mitrovicë –Prishtinë

Janë lënduar gjashtë persona si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.

Lajmin për IndeksOnline e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë përkatësisht në fshatin Shupkovcë”, ka thënë Zahiti.

Ai ka treguar tutje se të lënduarit kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin rajonal të Mitrovicës.

“Në aksident ishin të përfshira dy vetuyra ku si pasojë gjashtë persona kanë pësuar lëndime e të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin rajonal të Mitrovicës”, theksoi Zahiti.