Reshje të dendura bore në disa pjesë të Evropes ditëve të ardhshme!

Rajonet alpine në Evropë ditëve të ardhshme do të ketë reshje të dendura bore të cilat në disa vende do të arrijnë trashësinë mbi një metër.

Temperaturat do të jenë të ulëta dhe reshjet e borës do të paraqiten edhe nëpër disa ultësira të Zvicrës, Italisë veriore, Gjermanisë jugore, Francës jugore, Austrisë dhe Çekisë, prandaj në këto rajone pritet mot i vërtetë dimëror por normalisht nuk priten ulje të mëdha të temperaturave dhe bora nëpër ultësira nuk do të jetë e qëndrueshme, ndërsa në viset kodrinore-malore do të jetë idilë e vërtetë dimërore. Reshje bore priten edhe në Malet e Gadishullit Iberik.

Përderisa ne jemi nën ndikimin e masave të nxehta ajrore me origjinë nga Afrika Veriore reshjet tek ne do të jenë në formë shiu, me përjashtim të viseve më të larta malore ku priten reshje të reja bore ditëve të ardhshme.