Liberalizimi i vizave/Pritët të shtrenjtohen çmimet në patundshmëri

Se si do të qëndrojë gjendja në Patundshmëri pas liberalizimit të vizave për Front Online ka folur Burim Halili, zyrtar i Agjensioneve për Patundshmëri në Prishtinë.

Halili thotë se nga 1 janari çdo ditë po vërehet largimi i qytetarëve nga Kosova.

Ai tha se largimi do të vërehet tek punëtorët pa kualifikime e në fushën e gastronomisë.

“Pas liberalizimit të vizave po shihet se kemi largim çdo ditë edhe veç ka fillu me u vërejt edhe në qytet e normale është që bizneset me mbet pa punëtor por kjo kryesisht do të ndodh me punëtorët që janë pa kualifikime dhe me zanate të punëve fizike e punëtor të gastronomisë por jo të profesionisteve ku nevojitet kualifikim”, ka thënë Halili.

Çmimet në patundshmëri do të pësojnë ngritje pas largimit të fuqisë punëtore, thotë Halili.

Ai ka bërë të ditur se krahas vitit 2023 çmimet në blerjen e banesave dhe qirave janë rritur.

“Çmimet do të ngritën sepse do të hyp fuqia punëtore e klasës që punojnë në ndërtimtari e ajo do të ndikojë edhe në ngritjen e çmimeve në patundshmëri. Po kemi ngritje të çmimeve edhe në shitje edhe në qira në krahasim me vitet paraprake diku rreth 50% në shitje dhe 30% në qira”, tha ai.