Libi/ Shpëtohen 150 refugjatë në brigjet e Mesdheut, dyshohet se 150 të tjerë janë mbytur

Më shumë se 150 klandestinë afrikanë mund të jenë mbytur në një varkë që ishte nisur nga brigjet e Libisë, njofton agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët. Ndërkohë 150 të tjerë mësohet se janë shpëtuar nga peshkatarët dhe janë transportuar në brigjet e Libisë, sipas UNCHR.

Ende nuk është e qartë nëse emigrantët ishin me dy apo një anije duke lundruar drejt brigjeve evropiane, që u nisën nga qyteti Khoms, 120 km larg nga kryeqyteti i Libisë, Tripoli, shkruan BBC, çka do të thotë që nuk dihet ende nëse këta kanë qenë refugjatët e vetëm që po udhëtonin në Mesdhe dhe janë shpëtuar, apo ka pasur një tjetër anije, e cila është mbytur.

Mijëra emigrantë përpiqen të kalojnë në Mesdhe drejt Europës çdo vit dhe Libia është një nga pikat kyçe të nisjes. Ata që marrin përsipër për rrezik, kryesisht udhëtojnë me anije të mirëmbajtura, por të mbipopulluara, ku për pasojë fatkeqësisht shumë prej tyre kanë humbur jetën.

Vetëm në muajin maj, 65 refugjatë të tjerë humbën jetën pasi anija me të cilin po udhëtonin u mbyt në brigjet e Tunizisë, e ndërsa u shpëtuan 16 të tjerë.