Libri “Gjunjët” i autorit Sali Bytyçi merr çmimin “Anton Pashku”, nga Ministria e Kulturës

Konkursi vjetor i Ministrisë së Kulturës, për krijimtari letrare: prozë, kritikë, poezi, për vitin 2018, si librin më të mirë në prozë, me çmimin “Anton Pashku”, e ka vlerësuar librin me tregime “Gjunjët” të autorit anadrinas Sali Bytyçi.
Në një prononcim ekskluziv për portalin Anadrini PRESS, Sali Bytyçi shprehet; ”- Patjetër që është vlerësim i lartë për mua, sepse është çmimi më i lartë që jep Ministria e Kulturës për krijimtari letrare.”
Ai, ndër të tjera na njofton se sapo është ftuar në një manifestim poetik në Indi.
“ – Bëhet fjalë për botimin e një antologjie të poezisë botërore, në të cilën janë përfshirë poetë nga 36 vende të botës, nga 6 kontinente, ndërsa nga hapësira shqiptare jam ftuar unë!
Njëri nga poetët e antologjisë botërore jam unë, ndërsa nga Ballkani është i ftuar edhe një poet boshnjak.” deklaroi Sali Bytyçi.