Reçica: EULEX-i nuk ka dhënë sqarime rreth bastisjes në shtëpinë e Krasniqit

EULEX-i është duke vazhduar bastisjen brenda shtëpisë së ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi.

Forca të Policisë së EULEX-it, me urdhër të Zyrës së Prokurorit të Specializuar mëngjesin e sotëm kanë filluar bastisjen në shtëpinë e ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi.

Skender Reçica, nga Nisma Socialdemokrate, i ka thënë lajmi.net, se deri më tani askush nuk ka dhënë asnjë sqarim dhe se pjesëtarët e EULEX-it, vazhdojnë të jenë brenda shtëpisë së Jakup Krasniqit.

“Ende nuk dimë asgjë. EULEX-i po vazhdon me qenë brenda shtëpisë. Askush nuk na ka lajmëruar asgjë deri më tani”, ka thënë Reçica për lajmi.net.

Theksojmë se Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka bërë të ditur se përveç aksionit në shtëpinë e Jakup Krasniqit, aksione të tilla ka paralajmëruar edhe në pjesët e tjera të Prishtinës.