Liburn Aliu voton në Shqipëri

Një numër i qytetarëve dhe politikanëve nga Kosova e gëzojnë edhe nënshtetësinë e Shqipërisë.

E me këtë rast ata kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet për Kuvendin e ri atje.

Këtë të drejtë e shfrytëzoi edhe ministri i Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Aliu pas votimit tha se shpreson që çdo gjë të shkojë mirë.

“Uroj që të jetë çdo gjë e rregullt edhe në procesin e votimit dhe numërim”.

Ai u shpreh optimist edhe për suksesin e tre kandidatëve nga radha e Lëvizjes Vetëvendosje që po kandidojnë për zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri.

“Sigurisht që po”./KP.