Licensohen edhe 12 laboratorë privat për testime serologjike

Që nga java e kaluar qytetarët e vendit tonë po kanë mundësi t’i kryejnë testet për COVID-19 edhe në Klinika Private.

Ministria e Shëndetësisë përmes një e-maili zyrar ka njoftuar se tashmë janë licencuar edhe 12 institucione private shëndetësore për testime serologjike për SARS COV 2.