Regjistrohen 658 raste të reja me Covid19 në Shqipëri

TIRANË- Prej disa ditësh vijon të jetë sërish shqetësuese situata e COVID-19 në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar dy viktima, përkatësisht një 64-vjeçar nga Durrësi dhe një 84-vjeçar nga Tirana. Ndërkohë nga e hëna deri në të shtunën e kësaj listës së humbjeve të jetës i janë shtuar 13 viktima.

Në një bilanc të bërë nga Report Tv rezulton se ditën e hënë dhe të martë janë shënuar nga 2 viktima, të mërkurën 3 viktima, të enjten, të premten dhe ditën e shtunë, përkatësisht nga 2 viktima.

Përmes një njoftimi për mediat Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 6.527 testime të kryera, kanë rezultuar poztivë 658 raste të reja që janë evidentuar në këto Bashki:

217 raste në Tiranë, 98 në Shkodër, 51 në Vlorë, 38 në Durrës, nga 20 raste në Kavajë, Sarandë, 18 në Lezhë, 17 në Vau i Dejës, nga 16 raste në Krujë, Lushnje, Elbasan, nga 15 raste në Kamëz, Fier, 12 në Gjirokastër, 9 në Malësi e Madhe, nga 7 raste në Mat, Pogradec, Kuçovë, nga 5 raste në Kurbin, Berat, nga 4 raste në Dibër, Roskovec, Tepelenë, Poliçan, nga 3 raste në Kukës, Konispol, Memaliaj, Korçë, nga 2 raste në Tropojë, Rrogozhinë, Divjakë, Mallakastër, Cërrik, Peqin, nga 1 rast në Mirditë, Patos, Selenicë, Himarë, Delvinë, Skrapar, Belsh, Gramsh, Librazhd.

Aktualisht në të gjithë vendin janë aktivë 5.129 raste aktive, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 73 pacientë. Sakaq, 142 qytetarë janë shëruar 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 131.184.

Që nga fillimi i epidemisë në vendin tonë janë regjistruar 138.790 raste pozitive, ndërsa fatkeqësisht 2.477 persona nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me koronavirusin.

Statistika (21 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 658

Të shëruar në 24 orë 142

Të shtruar në spitale 73

Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 6527

Testime totale 992,232

Raste pozitive 138,790

Raste të shëruara 131,184

Raste Aktive 5129

Humbje jete 2,477

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1977

Shkodër 843

Vlorë 482

Fier 436

Durrës 305

Elbasan 251

Lezhë 238

Berat 177

Gjirokastër 157

Korçë 106

Kukës 92

Dibër 65