Lider i padiskutueshëm, kjo është nota fantastike e Amir Rrahmanit në përballjen me Atalantën

Atalanta ka mposhtur Veronan në çastet e fundit, përkundër fakti se mysafirët ishin në epërsi deri në minutën e 64’të.

Në atë moment, fillimisht Muriel barazoi nga pika e bardhë, për t’i regjistruar shifrat 2-2, shkruan GazetaBlic.

Në minutën e 85’të, veronezët mbetën me një lojtar më pak, pas përjashtimit të Dawidowicz.

Dhe kur u mendua se ndeshja do të mbyllej me barazim, në skenë doli futbollisti shqiptar i lindur në Zvicër, Berat Djimsiti.

Ndërkaq, kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani u vlerësua me notë të lartë edhe në këtë ndeshje, duke u konfirmuar si lider i padiskutueshëm.