Borussia Dortmund e përfundoi vitin me humbje (Video)

Borussia Dortmund i ka bërë një mbyllje të keqe vitit, duke humbur 2 – 1 në fushën e Hoffenheim.

Një rezultat negativ që mban verdhezinjtë në vendin e katërt.

Golin e parë e ka shënuar Gotze në minutën e 17’, pas një pasimi diagonal në qendër zonës nga Hakimi. Ndeshja pati edhe shumë episode të tjera.

Për të ardhur në minutën e 79’, kur vendasit barazojnë me Adamyan.

Minutat e fundit ishin shumë të luftuara dhe për pasojë vjen edhe goli i dytë nga Kramaric për Hoffenheim.

https://www.youtube.com/watch?v=a4pgX9ec_RA