Nata e shqiptarëve të Zvicrës, Andi Zeqiri realizon dy gola ndaj Francës (video)

Pas Orges Bunjakut dhe Lorent Tolajt, të cilët shkëlqyen tek kombëtarja e Zvicrës u19, edhe Andi Zeqiri tregoi një paraqitje fantastike për Zvicrën u21.

Andi Zeqiri, i cili luan tek Zvicra U21 ka shënuar dy gola ndaj Francës, në ndeshjet kualifikuese për kampionatin evropian.

Zeqiri realizoi golin e dytë për Zvicrën (2-1) në këtë duel në minutën e 46’të të sfidës.

Me të filluar pjesa e dytë, Zeqiri realizoi sërish në minutën e 53’të të ballafaqimit për t’i dhuruar epërsinë kombëtares së tij në 3 me 1.

Rezultati përfundimtar Zvicër – Francë ishte 3 me 1 me 2 golat vendimtarë të Zeqirit.

https://streamable.com/n2a5r

Lexo edhe:

Ky është shqiptari që për Zvicrën në një ndeshje shënoi 8 gola