Liderët kosovarë takohen me ambasadorin amerikan në Berlin para Samitit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj si dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli do të zhvillojnë një takim të rëndësishëm pak para nisjes së Samitit të Berlinit.

Treshja e delegacionit kosovar në këtë samit do të takohen me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Gjermani, Richard Grenell.

Takimi do të zhvillohet në objektin e ambasadës amerikane për t’u konsultuar lidhur me qëndrimet e Kosovës në këtë samit të thirrur nga kancelarja gjermane, Angela Merkel si dhe presidenti francez, Emmanuel Macron.